جديدنا:

  • تم افتتاح كلية العلوم الطبية في تخصصات الطب البديل والتكميلي وغيرها.. بجميع الدرجات العلمية (بكالوريوس – ماجستير -دكتوراه) وبنظام الدراسة عن بعد أو معادلة الخبرات – وباعتماد من التعليم العالي والخارجية والسفارات – للتفاصيل اضغط هنا
  • اعتماد الدورات من كليات عالمية وتوثيق من الخارجية والسفارات.
  • يمكننا تشخيص حالتك وعمل جلسات الرقية الشرعية عن بعد: اضغط هنا للمزيد…

Program intensiv për shërimin e lëndimeve shpirtërore me anë të Rukjes islame | الأكاديمية الدولية لعلوم الطب التكاملي


Ese të Avancuara të Përdorimit të Rukjes islame

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të dashur vëllezër dhe motra:

Ky është program intensiv i Rukjes Islame (për raste të vështira dhe situata që kanë nevojë për shërim të shpejtë, me vullnetin e Perëndisë). Është mjaft efektiv, me vullnetin e Perëndisë, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit:

Programi është përgatitur nga: Dr. Emad Al-Nahar, Mjek në Rukjen Islame, mjekësinë profetike dhe bioenergjinë.

SHËNIM: Pikat e mëposhtme duhet të ndiqen në bazë ditore me qëllim shërimin dhe dëbimin (dëbimin e çdo gjëje negative siç mund të jenë sëmundja, zilia, pushtimi nga ana e demonit dhe magjia), dhe mund të shtojë dhe qëllimin e djegies së tij.

1. Lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes (pas Sabahut/Fexhrit dhe Ikindisë/Asr me përqëndrim) dhe lutjet para gjumit. Lutem shtypni këtu, nëse doni të shkarkoni lutjet e plota.

2. Kërkoni falje (pendimi është një nga kushtet e faljes), e cila duhet që të recitohet si më poshtë vijon: Unë kërkoj falje nga Allahu xh.sh që nuk ka zot tjetër përveç atij në Tokën e Gjallë dhe unë pendohem tek Ai [100 herë].

3. Duke thënë: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Ai është i vetëm dhe nuk ka të dytë, Atij i qoftë sundimi dhe lavdërimi, Ai krijon dhe përcakton vdekjen, Ai është i gjithfuqishëm për çdo send. (100 herë pas Sabahut dhe Akshamit)

4. Duke thënë: Nuk ka zot tjetër veç Allahut [100 herë]

5. Duke thënë: Nuk ka fuqi tjetër veç Allahut [100 herë] duke folur edhe për nyjet magjike, të cilat zbërthehen si brenda ashtu edhe jashtë trupit.

6. Përdorni gjithnjë fjalë të mira e lavdërime si: Lëvduar qoftë Allahu, falënderoj Allahun, nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Allahu është më i madhi, nuk ka forcë përveçse tek Allahu [100 herë].

7. Lutje mbi të Dërguarin e Allahut, paqja qoftë mbi të [100 herë].

8. Duke thënë: Perëndia është i mjaftueshëm për ne dhe Ndihmuesi më i Madh [100 herë].

9. Duke thënë: Nuk ka zot tjetër përveç Teje, I Madhërishëm e pranoj duke nënshtruar veten [100 herë].

10. Duke thënë: Kërkoj strehim tek fjalët e përsosura të Allahut të cilat nuk mund të mposhten nga hipokritët apo të pabindurit, nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar, nga e keqja e asaj që zbret nga qielli dhe nga e keqja e asaj që ngjitet në të, nga e keqja e të gjitha atyre që Allahu ka krijuar nga toka dhe nga e keqja e asaj që del prej saj, dhe nga e keqja e natës dhe komplotet e ditës, nga e keqja e çdo trokitje në derë, me përjashtim të atyre që sjellin të mira, Oh, Perëndi hirëplotë.

11. Bamirësi: Dikush mund të përgatisë një zarf ose kuti në mënyrë që çdo ditë në mëngjes të vendosë bamirësinë e vet në të (p.sh një Riyal ose më shumë), dhe t’ua japë atë të varfërve dhe njerzëve në nevojë çdo ditë ose në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit për ata që e meritojnë atë.

12. Leximin e Ajeteve Al-Kursi [100 herë] për shërimin dhe dëbimin, duke shtuar synimin për të djegur shejtanin  e djallëzuar, ose kokëfortë në trupin e pushtuar.

13. Leximin e Surja-s Al-Feel [100 herë] me qëllimin për djegjen e tij.

14. Leximin e Surja-s Al-Falaq [100 herë].

15. Leximin e Surja-s Al-Fatiha [100 herë] dhe Surja-s Al-Baqara [një herë].

16. Leximin e Surja-s Al-Saffat [100 herë] nëse synohet djegia e demonit.

17. Leximin e dy kapitujve të Kur’anit të Shenjtë me qëllimin për të përfunduar një Khatma (Kryerje dhe mbarim) dhe Rukje të plotë.

18. Duke ngrënë hurma Ajëa për mëngjes (7 copë) – por pacientëte diagnostikuar me diabet duhet të marrin vetëm (3) të tilla të shoqëruara me një gotë me ujë.

19. Mjaltë –i cili është lexuar më parë: Vendosni një lugë kuzhine plot me mjaltë në ujë të ngrohtë dhe përzieni atë, më pas pijeni atë si çaj në mëngjes dhe syfyr për ata që agjërojnë.

20. Bëni banjë me përzierjen në vijim: (Sidr + kripë e ashpër), shtoni (7) lugë të plota Sidr me (7) lugë të plota kripë në tre litra ujë (preferohet Zamzam), lëreni ujin të trazohet me Sidr dhe kripën për të paktën 30 minuta, pastaj derdheni atë në trupin tuaj dhe lëreni ashtu për 15 minuta. Më pas lani trupin tuaj. Kjo mund të bëhet në çdo kohë të ditës për 21 ditë pa pushim.

21. Lyeni trupin me vaj, i cili është lexuar (5 herë). Preferohet që të ndryshohet lloji i vajit çdo here që pëdoret. Vajrat që rekomandohen janë (vaji i zakonshëm i ullirit, vaj i farës së zezë/Nigella sativa – vaji Indian premium – vaji Shathab -vaji ferula – vaji i ullirit me myshkun e zi … dhe me radhë).

22. Për të bërë avull në trup me vajin e farës së zezë/Nigella sativa që lexohet çdo ditë për 10 minuta pas mëngjesit, duke veshur një  rrobë/tobe apo fustan pa të brendshme dhe duke lejuar avujt të kalojnë nëpër trup.

23. Lutje para mëngjes dhe në kohën e syfyrit kur agjërohet.

24. Asnjëherë mos pini vetëm në rast se është Zamzam, dhe preferohet më shumë nëse i është lexuar më parë.

25. Në rastet e magjisë së jashtme (të varrosur, në varreza, në det, të shpërndarë …) është e nevojshme të dihet vendin ku është hedhur ose lloji i magjisë në mënyrë që të ketë mundësi ta largojë atë duke qenë se magjitë rinovohen zakonisht vetvetiu në mënyrë automatike, por magjia e brendshme (në ushqim, pije, ose erë) janë të lehta për të kuruar.

26. Shumë e rëndësishme: Mbani gjithmone mendim pozitiv dhe të lartë për Allahun e Plotfuqishëm.

27. Dëgjoni kasetat me Rukje Islamike (te pakten dy kaseta ne ditë sipas rastit). Ju do t’i gjeni kasetat në këtë faqe.

Nëse kini dëshirë, mund të shtoni sa më poshtë (ne bazë ditore):

– Përsëriteni këtë lutje (100 herë): O Krijuesi i qiejve dhe i tokës, I gjithëditshëm i të padukshmes dhe i botës, Zot dhe Sundimtar i çdo gjëje, nuk ka tjetër Perëndi veç teje, unë kërkoj strehim te Ti nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja dhe mbizotërimi i Shejtanit, dhe nga kryerja e të këqijave ndaj vetes ose ndaj çdo muslimani.

– Lexo Suren El-Fatiha para se të bini në gjumë (11 herë)

– Shëtisni për 15 minuta.

– Për rastet e pushtimit nga shejtani apo demonët, përsëritni ajetin vijues sa më shumë që të jetë e mundur duke synuar paralizën e demonit  që ka pushtuar trupin (gracka e shejtanit është e dobët), duhet  të dëgjohet Rukja e djegies së Sheikut Khalid el-Habashi, dhe Rukja e zjarrit për Dr. Emad al-Nahar.

– Ky program zgjat jo më shumë se 3 orë në ditë, pa kohën që i kushtohet dëgjimit të kasetave, që është një program mjaft i fuqishëm, dhe personi –me hirin dhe dëshirën e Perëndisë – do të përmirësohet shumë shpejt, që në ditët e para.

– Disa duan t’i shtojnë programit të mëposhtëm elementë që nuk ekzistojnë në termat e sipër-përmendura, kjo nuk bie ndesh me programin në tërësinë e vet, dera mbetet e hapur  për ata që duan të shtojnë ose të modifikojnë ndonjë gjë nga sa është thënë më sipër.

– Në rast se ju harroni diçka prej saj, ose e lini atë duke qenë se jeni i/e zënë sidomos gjatë përiudhës së Ramazanit nuk ka asgjë të keqe. Mos thoni se ky program terapeutik nuk funksionon për shkak se keni harruar zbatimin e disa prej pjesëve dhe më pas të ndaloni ta përdorni atë, por jini të gatshëm ta aplikoni atë të nesërmen dhe bëhuni gati të arrini efektin e dëshiruar, me dëshirën e Krijuesit.

– Në rastin e një magjie të përtërirë, kërkoni ndihmën e Allahut dhe përpiquni të realizoni aplikimin dhe programin e lutjes, që është një armë e fuqishme në luftën kundër magjistarëve. Ka disa mënyra për të sprapsur këtë magji, por ju duhet të keni informacion për llojin e magjisë (e varrosur – me ndikimin e flokëve – ndikimin e rrobave – ushqim i ngrënë … etj).

–       Gruaja që është prekur nga magjia e bukurisë (dhe gratë në përgjithësi) duhet të jenë të angazhuara për hixhabin islamik siç udhëzohet për gratë Sahabiyat, Allahu qoftë i kënaqur me to, të cilat duhet të veshin abaya dhe të mbulojnë fytyrën për t’u mbrojtur nga syri i keq dhe zilia e xhindit si edhe e njerëve përreth.

–       Ju duhet të shmangni mëkatet sidomos ato që thyejnë fortifikimet dhe Rukjen; ku mund të përfshihen: muzika, shikimi i faqeve pornografike dhe adhuruesit e demonëve dhe faqet e internetit ku janë magjistarët apo leximi i librave të tyre. Për më shumë informacion rreth gjërave që thyejnë fortifikimet dhe dobësojnë Rukjen, ju lutem lexoni me kujdes faqet e pushtimit nga shejtani duke shtypur këtu.

–       Krijimi i këtij programi ka një qëllim dhe arsye të vetme; ai që rimëkëmb dhe shëron është Allahu i Plotfuqishëm. Ne duhet të kemi plotësisht besim tek AI, dhe të ruajmë mendime positive për Allahun që të na dhurojë rimëkëmbjen dhe shërimin. Në hadithin kudsi thuhet: “Unë jam ashtu si më mendon Robi im.”

آخر فعاليات الأكاديمية:

Open chat تواصل معنا
مرحبا.. كيف يمكننا خدمتك؟
Hi.. Can we help you?